• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nga skena e ‘Virtuozët’ te ‘MIK’, Inva Mula organizon festivalin internacional që hap siparin në Korçë

Nuk ka asnjë shqiptar që nuk e njeh Inva Mulën, si yllin që ka shkëlqyer në skenat ndërkombëtar. Së fundmi atë e pamë si moderatore në të parin spektakël të artit të vërtetë, atij klasik të quajtur “Virtuozët”.

Planet e saj për Shqipërinë mesa duket nuk mbyllen me kaq pasi këtë herë Inva i vendosi vetes një mision të veçantë. Behët fjalë për ‘MIK’, një festival i muzikës internacionale që është ideuar nga vetë ajo. Ky festival do të zbarkojë në 25-29 korrik në qytetin e Korçës. Vend-takimi kryesor është “Pazari i Vjetër”, i dyti, Teatri “Andon Zako Çajupi”.

“Nuk mund të fillonte pa vënë edhe njëherë në piedestal, ndoshta të vetmen Tefta Tashko Koço. Ta fillonim këtë festival me një kumtesë koncert”,-thotë Inva Mula e cila zbulon dhe programin e ditëve të festivalit që do të ketë shumë larmi artistike.

“Në një filozofi që shkon përtej një festivali, që është edukimi i një publiku që shkon përtej publikut profesionist me dashurinë për artin dhe kulturën, por edhe me trashëgiminë kulturore”,-shprehet ministrja Mirela Kumbaro.

Nis në 25 Korrik dhe do të jenë pesë mbrëmje për tingujt  klasikë dhe figurat e njohura të muzikës shqiptare, muzikën dhe kuzhinën franceze, serenatat, ballon vieneze dhe një koncert frymëzuar nga më të famshmit “Luciano Pavarotti and Friends” në versionin shqiptar “Inva dhe miqtë”./revistawho.com