close
Breaking NewsLajmePikante sotVetëm në WHO

Nga RevistaWho.Com / Sot 46 vjeç, flet Redon Makashi: Ja objektivi që i kam vënë vetes

1801303_10152022467424081_241257518_o

Këngëtari fort i dashur i viteve ’90, Redon Makashi, ka festuar sot ditëlindjen e tij të 46-të… I kontaktuar nga “RevistaWho.Com” në këtë datë të rëndësishme në jetën e tij, Makashi shprehet se nuk e pret më me entuziasmin e dikurshëm ditën e lindjes… “Ne po përpiqemi ta fshehim, po nuk të lini ju. Është një datë e rëndësishme për të bërë gëzuar me familjen, por vitet e fundit nuk e presim më edhe me aq shumë dëshirë (qesh). Dikur në fëmijëri e rini i gëzoheshim shumë ditëlindjes, sot jo më”, – shprehet Redoni në një komunikim ekskluziv me “RevistaWho.Com“. I pyetur për objektivat që i ka vënë vetes si 46-vjeçar, Makashi përgjigjet se dëshiron shumë që të realizojë një koncert recital me dy kolegët e tij Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda. “Kemi vite që e projektojmë dhe shpresojmë që këtë vit të bëhet realitet kthimi i ‘3 Musketjerëve’ me një koncert recital”, – thotë Redoni. Sa i takon planit privat ai thotë se dëshiron që gjithçka ta jetojë siç po bën tani, pa dhënë detaje mbi statusin sentimental, por na zbuloi se festën e ditëlindjes sot e kaloi në një festë familjare. “RevistaWho.Com” i uron edhe një herë jetë të gjatë e lumtur Redonit.

Tags : ditelindjeredon makashi
loading...