close
Breaking NewsLajmeWho VIP

NGA REVISTAWHO.COM / Soni Malaj, rikthehet pas 7 vitesh në skenën e “Kënga Magjike”: Kam përgjegjësi ndaj publikut

14232537_904285233048300_4464671133520432934_n

Soni Malaj u rikthye sot pas shtatë vitesh në skenën e festivalit “Kënga Magjike”, duke shënuar kështu pjesëmarrjen e saj të shtatë në këtë kompeticion muzikor. E kontaktuar nga revistawho.com, Malaj shprehet shumë e emocionuar për këtë rikthim. “Jam natyrisht e mbytur me emocione. Përgjegjësia ndaj publikut tim është shumë e madhe, por veç kësaj nuk e di si do ta presin këngën. Testi i parë kaloi me sukses me publikun në sallë”, – përgjigjet këngëtarja duke qeshur. E teksa shpreson më të mirën për veten, Soni nuk harron t’i urojë suksese të gjithë kolegëve pjesëmarrës në këtë edicion. Malaj u prezantua sot me një këngë ritmike, që i bën të gjithë të kërcejnë. Synimi i saj përmes kësaj kënge është që të shpërndajë ndjesi pozitive tek ata që do ta dëgjojnë, e kërcejnë. Bashkëpunëtorë të Sonit në këtë produksion, janë DJ Aldo, Gent Myftaraj dhe kolegia Eneda Tarifa.

Tags : kenga magjikeSoni Malaj
loading...