close
Breaking NewsLajme

Nga RevistaWho.Com/ Rozana Radi flet për herë të parë për emisionin me Fiori Dardhën: E pranova ftesën, po nis një sfidë të re

14608137_10210848151179170_348689498_n

Vetëm pak ditë më parë qarkulloi lajmi se Rozana Radi do të ishte bashkëprezantuese me Fiori Dardhën në emisionin që do të nisë së shpejti në Ora News. Megjithatë deri më tani nuk ka patur asnjë konfirmim nga ana e artistes Radi. E kontaktuar nga RevistaWho.Com Radi thotë: “Mikja ime Fiori Dardha së bashku me Presidentin e Ora News, më ftuan të bëja një provë për emisionin më të ri që do të fillojë së shpejti në këtë TV. E pranova me kënaqësi ftesën, prova u bë dhe për hir të së vërtetës rezultoi e suksesshme dhe u pelqye nga drejtuesit e TV. Më tundon idea për të qenë në një emision me Fiorin. Kjo do të jetë një sfidë e re për mua.”

Rozana Radi dhe Fiori Dardha gëzojnë prej vitesh një miqësi shumë të mirë, janë të dyja vajza me humor e batutë dhe kjo na bën të besojmë në suksesin e formatit që do të nisin së bashku.
Kjo është hera e parë që dy vajza drejtojnë një emision investigativ, ndaj dhe kërshëria e publikut është shumë e madhe. Sakaq Rozana vijon të jetë skenariste në spektaklin “Dance with me”.

Tags : emision investigativFiori Dardhaora newsPrezantueserozana radi
loading...