NGA REVISTAWHO.COM/ Mallkimi i talent show-ve, këngëtarët e rinj që humbën jetën vitet e fundit

15145034_10211301697837553_1050137188_o

Ata ishin të gjithë të talentuar dhe i bashkonte një ëndërr, ajo për muzikën. Emrat dhe historitë e të rinjve që do të lexoni më poshtë, kanë të njëjtin kulm e të njëjtin fund. Ata kanë qenë të gjithë konkurrentë të talent show-ve më të njohur në botë, produksionet gjigande “X Factor” dhe “The Voice”. Ata kanë kënduar në skenat e këtyre spektakleve në shtete të ndryshme, kanë marrë gjykimet nga juritë përkatëse dhe duartrokitjet e publikut. E përbashkëta tjetër është se fatkeqësisht ata sot nuk jetojnë më dhe të gjithë kanë humbur jetën për shkaqe të ndryshme, vitet e fundit.

2e3b58ca00000578-0-image-a-47_1446981311090

Nathaniel O’Brien

Ish-konkurrenti i “X Factor” Nathaniel O’Brien, 19 vjeç, vdiq nga një aksident me makinë kur u përplas me pemën, pak orë pasi performoi në Festivalin e muzikës kantri. Nathaniel ishte duke ngarë makinën në autostradën Barrier në Australi, kur makina e tij u përplas me pemën në orën 11:00 të mëngjesit. 19 vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes dhe askush nuk u dëmtua. Pas tragjedisë, Festivali i muzikës kantri në të cilën do merrte pjesë edhe motra e Nathaniel-it, u anulua.

article_update_img

Martin Morgan

Konkurrenti i “Britania ka talent” vdiq nga epilepsia në korrik. Ai kishte vite që vuante nga sëmundja. Me performancën e tij në talent show, Martin mori 3 vota pro. Ai performoi këngën e Enrique Iglesias “I can be your hero”. Publiku e pëlqeu shumë performancën e tij dhe këndoi bashkë me të.

fuentes

Alejandro Fuentes

Konkurrenti i “The Voice Mexica”, Alejandro Fuentes, u qëllua pasi festoi ditëlindjen e tij të 45-të me miqtë e tij. Ai u qëllua në kokë 3 herë. Një person i kërkoi të dilte nga makina por Fuentes refuzoi dhe personi i armatosur e qëlloi. Fuentes u dërgua në gjendje kritike në spital por nuk arriti të mbijetonte.

christina-grimmie-the-voice-us

Christina Grimmie

Konkurrentja e “The Voice”, Christina Grimmie, 22 vjeç, u qëllua nga një fans në koncert. Fansi kishte kohë që e përndiqte. Ajo u qëllua në sy të fansave teksa ajo po u jepte atyre autografe.  Personi që e qëlloi vrau veten në moment.

simone-battle-dead-at-25

Simone Battle

Simone Battle, finalistja e “X Factor” vdiq në moshën 25-vjeçare në shtator 2014-të. Simone vrau veten në shtëpinë e saj. Ajo u gjet e varur në dollapin e dhomës së saj në orën 8:30 të mëngjesit. Finalistja e “X Factor” kishte mentor Simon Cowell. Simone performonte bashkë me grupin e saj në X Factor. Grupi i saj ka marrë pjesë edhe në videoklipin e Pitbull “Wild wild love”.

kerry-mcgregor-007

Kerry McGregor

Ish-konkurrentja e “X Factor” Kerry McGregor humbi betejën me kancerin në moshën 37-vjeçare. Këngëtarja i cili mori pjesë në talent shoë vdiq në 2012-tën pasi u diagnostifikua me kancer në gjak 2 vite më herët.

1505172_10203037833537787_543721379_n

Ergi Dini

Këngëtari 22-vjeçar nga Shkodra Ergi Dini, u shpall fituesi i edicionit të 3-të të “X Factor” në Shqipëri në vitin 2014-të. Ergi u nda nga jeta mbrëmë dhe u përcoll sot, (e martë) për në banesën e fundit. I riu humbi jetën si pasojë e plagëve të marra, pas një aksidenti me motor në Tiranë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password