Nga revistawho.com/ Flet Klaudia Pepa: Jam shumë e lumtur që realizova dëshirën në moshë kaq të vogël!


Balerina Klaudia Pepa duket se nuk ka të ndalur me sukseset e saj. Ajo ka përuruar shkollën e saj të baletit në Milano dhe kjo është një prej ëndrrave që iu bë realitet. Ne kemi kontaktuar me Klaudian dhe “signorina wow”, tregon për herë të parë për revistawho.com emocionet që përjetoi krah miqve të saj dhe sigurisht maestros së “Amicit”, Garrison Rochelle:

“Ishte një emocion i veçantë dita që unë hapa shkollen time të kërcimit me njerëz dashamirës përreth dhe me maestron historik të ‘Amicit’ Garrison Rochelle, i cili ishte kumbar atë ditë dhe më bekoi me urimin e tij. Kjo ditë shënoi  edhe një ambicie timen ku arrita të realizoj një nga dëshirat e mia në moshë kaq të re”, thotë Klaudia.

Balerina shqiptare thotë gjithashtu se, shkolla e saj do të jetë e hapur për të gjithë, me një staf pedagogjik me maestro të cdo fushe kërcimi si dhe drejtor artistik i saj do të jetë balerini i talentuar shqiptar, Leon Cino.

Bisedoi:Suada Daci

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password