NGA REVISTAWHO.COM/ 2016-ta si telenovelë me shumë seri, këto janë lidhjet dhe ndarjet më të bujshme në Shqipëri


Viti që po lëmë pas, ashtu si dhe çdo vit tjetër shënoi ngjarje të rëndësishme në jetën e çdokujt. Por ata që kanë marrë vëmendje më të madhe ishin personazhet publikë shqiptarë. Disa nga personazhet kanë përjetuar emocione të bukura duke filluar një lidhje të re, e dikush tjetër ka lënë pas një marrëdhënie që nuk arriti të funksiononte. Redaksia e Who ka bërë një përmbledhje, duke uruar që vitin e ardhshëm të dëgjojmë vetëm lajme të gëzueshme për VIP-at tanë të dashur.

soniklevi_1464956981-502545

Soni Malaj – Këngëtarja energjike e skenës shqiptare, Soni Malaj, prej disa kohësh jeton e lumtur në një marrëdhënie serioze me një djalë biznesmen nga Tirana, i cili quhet Klevi. Këngëtarja i dha fund martesës me babain e vajzës së saj, Mirkon pasi marrëdhënia e tyre nuk po shkonte si duhej dhe vetëm gjatë këtij viti bëri publike lidhjen e saj me Klevin.

3776bea4049e29f46dc37c7f58458229
Majk- I përfolur shumë për jetën e tij private, reperi nga Kosova Majk disa kohë më parë u lidh me një vajzë e zgjodhën që lidhjen e tyre ta bëjnë publike. Por vetëm pak ditë më vonë ata u ndanë në një mënyrë jo shumë paqësore. Kjo ndarje pasoi me thashetheme se ish- e dashura e Majk ishte shtatzënë me reperin.

tuna1

Tuna – Këngëtarja shumë e dashur vetëm në fund të këtij viti rrëfeu publikisht tek ’E diela Shqiptare’ se është në një pritje të ëmbël. Ajo është e lumtur përkrah Patris Berishës dhe shumë shpejt do të bëhen prindër të një vogëlushi.

image-36-600x445
Viola Spiro- E përfolur për lidhjen e saj me Arjon Muçën dhe Bekim Balajn, Viola Spiro gjatë këtij viti u përfshi në një marrëdhënie tjetër me një djalë të panjohur për publikun. Prej disa muajsh ajo po shijon lidhjen e saj, duke shëtitur në vende të ndryshme.

14793695-10210751156485054-770430449-n
Elita Rudi – Moderatorja kosovare gjatë këtij viti i dha fund lidhjes së saj me futbollistin e kombëtares, Bekim Balaj. Më pas, Elita Rudi u kap mat me të dashurin e ri, reperin Gjiko. Këtë lidhje dyshja e njohur e konfirmoi vetë me anë të disa fotove të njëjta të publikuara në ‘Snapchat’.

21589_111611955892617_68877107247262995_n
Tedi Ngjela- Fillimi i 2016 ishte shumë i bukur për Tedi Ngjelën dhe partneren e tij, Era Xhabafti, të cilët konfirmuan të gjitha thashethemet  për lidhjen e tyre e dolën hapur, duke treguar se ishin shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Lumturia do të shtohej në muajt e fundit të vitit sepse ata u bekuan me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.

13256284_10156953152005215_7967931997792007101_n1
Angela Martini- Fotot dhe videot tregojnë qartë se modelja super seksi, Anxhela Martini është tejet e lumtur me të dashurin e saj, multimiliarderin, Dragos Savulescu. Lidhja që u bë publike gjatë këtij viti duket se ka gjasa të përfundojë në hapa të tjerë seriozë, duke parë dashurinë që çifti ka për njëri-tjetrin.

qilit-e1457379080699-780x439

Çiljeta- Këngëtarja seksi, e lakmuar nga të gjithë meshkujt, prej disa muajsh është e përshirë në një marrëdhënie sentimentale me portierin e Partizanit dhe të kombëtares shqiptare, Alban Hoxha. Çiljeta dhe Albani u munduan që dashurinë e tyre ta mbajnë larg syrit të medias, por dy personazhe shumë të dashur nuk mund t’i shpëtojnë dot kamerave.

saimir-cili

Suela Kalaja & Saimir Çili- Fundi i këtij viti do t’i trondiste të gjithë me deklarat e Saimir Çilit se ishte dhunuar nga partnerja e tij e jetës, këngëtarja Suela Kalaja. Madje këngëtari arriti deri aty sa të kërkonte urdhër mbrojtjeje. Një fundvit jo i mirë për çiftin e njohur që i gjeti të divorcuar.

bleo-afrona-640x358
Blero – Pasi i dha fund martesës me ish-bashkëshorten e tij, Blero u dashurua me një vajzë shumë simpatike, Afronën. Të dy janë shumë të lumtur krah njëri-tjetrit, teksa kohët e fundit Afrona po përflitet për një shtatzëni të mundshme.

era-shoshi-780x439
Era Istrefi – Një vit plot surpriza ai i Era Istrefit. Përveçse numëron shumë suksese, duke u bërë shumë e njohur në arenën ndërkombëtare dhe kënga ‘BonBon’ u kthye në një hit të vërtetë, për Erën duket se çdo gjë po shkon shumë mirë edhe në jetën private. Ajo është e lidhur me menaxherin e saj, Faton Shoshi dhe shkojnë kudo së bashku.

1375104153-zajmina_i_dashuri
Zaimina Vasjari- Bukuroshja Zajmina Vasjari gjatë këtij viti i ka dhënë fund lidhjes së saj me një biznesmen, i cili nuk është një personazh publik. Çifti ishte në një marrëdhënie prej disa vitesh. Tashmë Zaimina i është përkushtuar biznesit të saj personal.

adela
Ledri Vula- Reperi shumë i dashur për shqiptarët, por edhe tepër i pëlqyer nga femrat, i zhgënjeu të gjitha teksa bëri publike lidhjen e tij serioze me vajzën e ish-kryeprokurorit të përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Ai dhe Adela dolën publikisht gjatë këtij viti, teksa bukuroshja e shoqëronte reperin në çdo koncert. Por përsëri 2016 do të ishte fundi i marrëdhënies së tyre. Ledri e pranoi pothuajse hapur që ata tashmë i kishin dhënë fund lidhjes dhe fliste me shumë vlerësim për Adelën.

noga

Kristela Gjoka- E njohim Kristelën si një nga vajzat e bukura të ekranit ndonëse kulmi i famës së saj arriti pas një historie jo të mirë personale. Kristela Gjoka është nusja që pati martesën më jetëshkurtër në historinë e showbiz-it shqiptar. Besojmë se e dini që ajo u martua për pak ditë me reperin Noga, martesë kjo e cila përfundoi në divorc sa hap e mbyll sytë. Më pas fundi i kësaj marrëdhënie u shoqërua me shumë akuza nga Noga në drejtim të Kristelës për një abort të mundshëm të saj.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password