• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nevina Shtylla dhe Olta Gixhari bëhen bashkë, çfarë i lidh vajzat e ekranit?

Nevina Shtyllën e njohim si moderatoren e “Jo vetëm Modë”, por ajo e ka nisur karrierën kur fitoi ‘Miss Shqipëria’, vite më parë. Më vonë e pamë edhe si aktore në ‘Ti mund të më quash Xhon’, film ku ajo luante rolin protagonist të Lornës. Ndërsa kur përmendim emrin e Olta Gixharit nuk ka shumë vend për fjalë. Ajo është një nga aktoret më të suksesshme dhe më të njohura. Edhe kur nuk merr pjesë në ndonjë film apo shfaqje teatrale, ajo di shumë mirë si ta tërheqë vëmendjen drejt vetes. Po çfarë i bashkon dy vajzat bukuroshe?  Bëhet fjalë për një film të ri që po realizohet. Me aq sa kemi kuptuar, filmi do të quhet ‘Love’ (dashuri) dhe është në bashkëpunim me ‘Papadhimitri Production’.

Të dyja vajzat kanë publikuar momente nga xhirimet e filmit dhe duken shumë të lumtura për pjesëmarrjen. Se çfarë roli do luajnë me shumë mundësi do të mbetet një surprizë derisa të mbarojë realizmi./revistawho.com

CLOSE
CLOSE