lefuture

Nesër nuk duhet të kaloni në këto rrugë të Tiranës. Ja arsyeja!

harta

Ditën e nesërme do të zhvillohet ndeshja për Kampionatin Kombëtar të Futbollit e cila do të luhet midis ekipit të Tiranës dhe Partizanit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar sot se nesër do të ketë bllokime të disa rrugëve në Tiranë. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara nga 15:00-21:00 janë:

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”
– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”
– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”
– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”,  nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Segmentet rrugore ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 15:00 – 16:00, gjatë kalimit të tifozërive përkatëse të ekipeve, janë:

Tifozëria e ekipit të “Tiranës”:
Nisja nga Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Ibrahim Rugova”, Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga “Gjin Bue Shpata”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Tifozeria e ekipit të “Partizanit”:
Nisja nga Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Sheshi “Karl Topia”, Rruga “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e  përdoruesve të segmenteve të lartë përmëndura duke ju kërkuar evitimin e lëvizjeve me automjete në oraret e lartpërmendura.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password