Nëse vini re këto shenja, duhet të konsumoni menjëherë ujë


Më shumë se gjysma e popullsisë në botë vuan nga dehidratimi dhe shumica prej tyre as nuk janë në dijeni të kësaj e aq më pak të mendojnë se kjo mund të shkaktojë dëm shumë të madh në shëndetin e tyre.

Dehidratimi duhet të merret shumë seriozisht, sepse ne zakonisht e anashkalojmë por vetëm mungesa e ujit në trup na shkakton një sërë problemesh që as nuk i kuptojmë.

Më poshtë do t’ju rendisim disa nga shenjat të cilat, nëse i vini re, duhet të konsumoni menjëherë ujë.

Keni etje.
E ndjeni gojën të thatë.
Ndiheni të lodhur.
Keni një ndjesi ankthi apo shqetësimi.
Urina juaj në tualet ka ngjyrë të errët dhe shkoni pak herë për në tualet.
Keni lëkurë të thatë dhe jo elastike.
Keni marrje mendsh.
Keni dhembje koke.
Nuk merrni frymë në mënyrë konstante
Keni nevojë për sheqer herë pas here.
Keni dhembje muskujsh.
Zemra juaj pulson në mënyrë të çrregullt
Nuk djersini as në verë dhe as kur bëni palestër.
Nëse keni disa prej këtyre shenjave, duhet të nisni menjëherë të konsumoni më tepër ujë sepse kështu po vendosni në rrezik shëndetin tuaj./Blitz.al/

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password