• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nënë për herë të parë, Maya zbulon gjininë e bebit që pret

Prej disa ditësh në media po qarkullon lajmi, se këngëtarja  e dashur e muzikës popullore, Maya është në pritjen e ëmbël. Për të folur më tepër rreth kësaj eksperience të bukur, këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”. Përgjatë intervistës ajo zbuloi të gjitha emocionet që nga fillimi i shtatzënisë dhe deri më sot. E vendosur për t’i treguar të gjitha, Maya zbuloi nëpërmjet tullumbaceve se është në pritje të një djali. Ajo u shpreh se nuk kishte asnjë preferencë për gjininë dhe se do të gëzohej njësoj edhe nëse do e kishte vajzë.
Maya është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe vogëlushi i saj do të vijë në muajin dhjetor. Teksa po tregonte për këtë, këngëtarja u prek, pasi ky muaj përkon me humbjen e dy njerëzve të saj të shtrenjtë, babait dhe të vëllait.

Prej disa vitesh këngëtarja është në një marrëdhënie me partnerin e saj, arkitekt Arben Shuajpi, i cili e surprizoi bashkëshorten me ardhjen në studio duke i sjellë një buqetë me lule./revistawho.cm