• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nënë e tre fëmijëve, Kate Hudson tregon si ka gjetur balancën mes tyre

Aktorja e njohur amerikane, Kate Hudson, në tetor të vitit që lamë pas u bë nënë për herë të tretë. Ajo solli në jetë vajzën e saj Rani Rose dhe ka dhe dy fëmijë të tjerë Ryder Robinson 15 vjeç dhe Bingham Bellamy 7 vjeç. Të kujdesesh për tre fëmijë sigurisht që nuk është e lehtë, por Kate ka treguar se ka arritur të gjejë balancën. Në një intervistë për “E! News” ajo ka thënë se kur fëmijët kanë diferencë të madhe në moshë ka më pak kaos në shtëpi.

Kate ka treguar se e ka punën shumë herë më të lehtë me vogëlushen e saj, sepse të dy djemtë mundohen ta ndihmojnë sa më shumë. Megjithatë ajo ka shtuar se nuk do dëshironte që djali i saj 15-vjeçar të bëhej si ‘babysitter’ për motrën, duke qenë se ai është në adoleshencë dhe duhet të ketë kohën e tij. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE