close
Breaking NewsLajme

NENAT VIP TË 2017-tës/ Këto janë yjet në pritje të ëmbël (FOTO)

1274576

Viti 2016-të ishte një vit i pasur me nëna VIP, por edhe 2017-ta është gati për t’i dhuruar fansave një listë të gjatë nënash në pritje të ëmbël. Në Hollywood, për shembull Katherine Heigl është gati për të nisur një aventurë të re me mëmësinë, pasi lejleku do t’i sjellë asaj dhe bashkëshortit Josh Kelley fëmijën e parë. “Fjongoja do të jetë e kaltër, dhe pritja është në qiellin e shtatë”, ka thënë aktorja.

1274577

Natalie Portman është gati për shtatzëninë e saj të dytë, ma bashkëshortin Benjamin Millepied. Ata mezi po presin të njohin fëmijën e tyre të dytë, që po vjen 6 vite pas lindjes së Aleph. Artistja e çmimeve OSCAR ka shfaqur rrumbullakësinë në tapetin e kuq të Festivalit të Venecias, ku dukej akoma më shkëlqyese se zakonisht.

1274694

Marion Cotillard, ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së dytë. Një zbulim që për disa ditë me radhë, ishte në krye të lajmeve botërore, duke qenë se njoftimi erdhi në një kohë kur Brad Pitt dhe Angelina Jolie i thanë lamtumirë njëri-tjetrit. Kjo shkaktoi thashetheme të panumërta në rrjet, nga dyshimi se babai biologjik i fëmijës mund të ishte i bukuri Brad. Por brenda disa orëve, aktorja përgënjershtroi gjithçka: “Dashuria ime, burri i jetës sime, miku im më i mirë (pra i shoqi Guillaume Canet) është babai i fëmijës tim të parë, dhe të atij që presim”.

1277822

Fëmija i pestë në pritje për aktoren Tori Spelling, e cila përpara se të shpërthenin thashethemet, tregoi vetë gjithiçka për “People”. Ish-ylli i “Beverly Hills”, tregoi se ndihet në qiellin e shtatë: “Ishte një surprizë e vërtetë. E kemi ëndërruar gjithnjë një familje të madhe, dhe ky fëmijë po vjen në një moment shumë të bukur”.

1274775

Rosalind Ross, ish-akrobate, sipas thashethemeve do të bëhet nënë në moshën 26-vjeçare. Ajo që e bën këtë bukuroshe të hyjë në listën e nënave VIP është fakti se babai i fëmijës së saj të parë, mendohet të jetë Mel Gibson. Dhe bashkë me këtë të fundit, ai do të bëhet baba për herë të nëntë në moshën 60-vjeçare.

 

 

 

Tags : 2017NenatVIP
loading...