• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nëna e fanses së saj 3 vite në koma, Taylor Swift dhuron 15 mijë dollarë

Taylor Swift ka treguar sërish anën e saj bujare, pasi i ka dhuruar një fanseje 15.500 dollarë për të ndihmuar nënën e saj të sëmurë. Vajza e quajtur Sadie kërkonte ndihmë për të gjetur fondet e nevojshme për kurën e nënës, që ka qëndruar në koma për 3 vite. Taylor i dhuroi paratë në një faqe ‘online’ dhe në nënshkrim përfshiu edhe emrin e maces së saj. Falë ndihmës së këngëtares familja në nevojë arriti të tejkalonte edhe shumën e kërkuar të parave. Kjo nuk është hera e parë që Taylor ka bërë donacione të ndryshme për një kauzë të caktuar. Ajo ndihmon rregullisht fansat që kanë nevojë dhe në vitin 2016-të dhuroi 1 milionë dollarë pas një përmbytje shkatërrimtare në Louisiana të SHBA-ve. /revistawho.com