Nëna dhe djali vdiqën në aksident, familja shqiptare dhuron organet e 13-vjeçarit


Familja Alla, që humbi vetëm pak ditë më parë në Itali, nënën dhe një nga tre fëmijët e aksidentuar, ka dhuruar organet e djalit që humbi jetën, Dejvisit, 13­vjeçar. Një veprim më shumë se human, e kanë cilësuar mediat italiane, aktin e familjes shqiptare, që mes dhimbjes shkatërruese për humbjen e dy jetëve, vendosi që t’i japë jetë fëmijëve të tjerë që luftojnë me vdekjen. “Vendosëm kështu, pasi shumë fëmijë të tjerë mund të shpëtohen, ishte e drejtë të bëhej kështu”­ janë këto fjalët e xhaxhait të Dejvisit, që së bashku me nënën e tij, Blerinën vdiqën në aksident.Arian Alla, thotë se vendimi është marrë nga gjithë familja, sigurisht nga Hyseni, babai i djalit dhe bashkëshorti i Blerinës, po ashtu edhe nga të tjerët. “Vendosën të gjithë së bashki, gjithë familja Alla, pasi mësuan se për djalin nuk mund të bëhej më gjë, nuk kthehej më në jetë”­ thotë ai. Pas kësaj, u vunë në punë mekanizat, lëvizi qendra e Transplanteve në Bolonja që solli ekipin e specializuar. Katër kirurgë bënë nxjerrjen e organeve të rëndësishme nga trupi i të voglit, i cili ishte ndëkohë në vdekje cerebrale. “Menduam për fëmijët e tjerë, për atë që falë Dejvisit mund të kthehen në jetë”­ thotë më tej ai./Panorama

blerina dejvid

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password