• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Në mes të detit dhe e rrethuar nga peshqit, Luana Vjollca provon eksperiencën e veçantë

Prej disa ditësh Luana Vjollca ka nisur pushimet në Itali, së bashku me Marinën dhe Getoarin. Këto ditë duket se janë shndërruar në një relaks të vërtetë për Luanën, pas gjithë angazhimeve në televizion dhe me muzikën. Madje që këto pushime të jenë të paharrueshme për të, Luana duket se ka vendosur të provojë eksperienca të veçanta.

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën shihet duke notuar në mes të detit dhe duke ushqyer peshqit që i vijnë rrotull. Ndoshta për disa mund të jetë e frikshme, por duket se Luana e ka shijuar jashtëzakonisht shumë. “Peshku i madh duke ushqyer peshkun e vogël”, – ka shkruar ajo bashkangjitur videos. Fansat e saj e kanë komplimentuar, duke e cilësuar si një gjest bamirësie. /revistawho.com

Big Fish feeding little fish 🐠🐟🐠🐟

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on