• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Në çdo dalje publike Meghan Markle vishet me taka, zbuloni arsyen

Që nga fejesa e saj me Princin Harry e deri më sot, Meghan Markle në çdo dalje publike është parë gjithmonë e veshur me taka. Mund të keni menduar se arsyet janë të ndryshme, por të gjithë “fajin” duket se e ka vetëm Princi Harry. Çifti i ri i familjes mbretërore ka një diferencë shumë të theksuar në gjatësi. Meghan është 1.67 centimetër e gjatë, ndërsa Princ Harry është 1.85 centimetër.

Për këtë arsye, për të mos krijuar imazh çekuilibri në fotografi, Meghan Markle është gjithmonë e detyruar të veshë taka. Gjithashtu Meghan është kujdesur edhe për rrobat e saj. Pothuajse gjithmonë ajo vesh pantallona me bel të lartë, fustane me gjatësi mesatare për të krijuar iluzionin e gjatësisë. Madje dhe forma e fundeve të saj zgjidhet me shumë kujdes, për të minimizuar diferencën në gjatësi me Princin Harry.

Në krahasim me Meghan, Dukesha Kate Middleton është parë të veshë edhe këpucë të ulëta, ndonjëherë edhe atlete, duke qenë se nuk ka diferencë të dukshme në gjatësi me Princin William. Madje, Meghan edhe në festën e parë në oborrin e pallatit mbretëror veshi taka, pavarësisht se i duhej të ecte në bar gjatë gjithë eventit. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE