Ndryshon historia për dronin e famshëm, ka patur dorë Serbia…


Një deklaratë e fortë vjen nga Serbia për dronin e famshëm të Ballistit në Beograd. Ish­-kreu i Federates Serbe, Tomislav Karaxhiç ka thënë se droni në ndeshjen me Shqipërinë është lëshuar me ndihmën e Serbisë. Ai ka edhe akuza edhe për ndeshjen në Gjenovë kundër Italisë. Karaxhiç gjatë një interviste dhënë të përditshmes serbe Informer, ka deklaruar se nga “kuzhina e tyre” janë organizuar trazirat si dhe lëshimi i dronit që ka qenë shkak i ndërprerjes së lojës me Shqipërinë në stadiumin e Partizanit në kualifikimet për Kampionatin Evropian në Francë.

Ky akt në stadiumin e Partizanit, i kushtoi shtrenjtë kombëtares serbe, por Karaxhiç dyshon se dikush tjetër qëndron prapa gjithë kësaj, shkruan Telegrafi.

“Nuk ka dyshim se e ka pasur mbështetjen nga Serbia. Nuk mundet dikush të vijë nga Shqipëria në Beograd, të ngjitet në majën e kishës dhe të lëshojë dronin, e për këtë askush të mos dijë asgjë. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Është diçka e pabesueshme. E dini se çfarë ka ndodhur pas dronit e deri më sot? Jam i vetmi që jam dënuar me 70 mijë dinarë për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes”, ka shtuar ai/ Jeta Osh Qef/

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password