NDRYSHIME NE TVSH/ Një djalë shumë i dashur për shqiptarët, ja kush e prezanton emisionin e mëngjesit


Këtë sezon të ri televiziv RTSH uron shqiptarët me “Mirëmëngjes Shqipëri”. Kështu do të titullohet formati i ri i mëngjesit në Televizionin Publik, që ashtu siç edhe pritej do të sillte edhe prure të reja në pozicionin e moderatorëve. ‘IMAlbania.com’ ka arritur të zbulojë detaje të shumta mbi emisionin, i cili është i konceptuar me rubrika të shumta ‘lifestyle’ si edhe të ftuar në studio, i cili do të moderohet nga tre personazhe të njohur për publikun.

Arbër Çepani, një nga personazhet i mbajtur mend nga fansat e ekranit me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother 1”, ai gjithashtu është ndër më aktivët në rrjetet sociale duke mbrojtur të drejtat e shoqërisë civile.

Blerina Shehu, 33 vjeç, qe ne moshen 16 vjecare e angazhuar ne media, si prezantuese dhe autore emisionesh televizive.

Megi Mëhilli, është vazja qe do të mbulojë prezantimin e rubrikës se parë atë të pjesës informative. Ajo është  angazhuar prej vitesh ne median e shkruar dhe prej afro 5 vitesh është gazetare pranë departamentit të lajmeve në RTSH.

Te tre do të sjellin çdo ditë nga e hëna në te premte, për 3 orë rresht nje maratone informacioni, argetimi, me shume rubrika e të ftuar interesant.

Formati i mëngjesit në RTSH, do të ketë si kryeredaktore Anisa Ymerin, e cila sezonin e kaluar moderoi “Në Tempull”, një emision i zhanrit kulturor në News24. Ajo gjithashtu ka qënë pjesë edhe e departamentit të Top News.

Mirëmëngjes Shqipëri do të startoj  nga 17 Tetori në TVSH dhe RTSH HD, duke filluar nga ora 7:00./ imalbania.com

mirmengjes-rtsh

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password