Ju duhet të ndiqni disa hapa para se ti lani flokët tuaj në mënyrë që ti mbani ato sa më të shëndetshëm. Flokët tuaj do të jenë të bukur dhe me shkëlqim si kurrë më parë duke ndjekur këto këshilla shumë të thjeshta:
Fillimisht niseni me trajtimin e flokëve me vaj ulliri të ngrohtë.
Më pas për të parandaluar rënie e flokëve duhet të bëni një miksim të vajit të ullirit me një kapsulë vitaminë E.
Përziejini mirë dhe aplikojeni në flokë duke i masazhuar ngadalë. Lëreni të veprojë për rreth 20 minuta.
Ndërkohë, në një enë shtoni një vezë dhe kos (varësisht gjatësisë dhe dendësisë së flokëve) dhe përziejini mirë derisa të krijohet një masë homogjene.
Aplikojeni atë në të gjithë flokët.
Lëreni të veprojë edhe këtë maskë për 20 minuta dhe më pas lajini flokët tuaj si zakonisht.