lefuture

NDESHJA/ Blindohet sonte Elbasani, mbi 2 mijë policë në gatishmëri

auto_img_16071478969544

Nën masa të rrepta sigurie do të zhvillohet ndeshja e sotme mes Shqipërisë dhe Izraelit në orën 20:45 në ‘Elbasan Arena’. Forca të shumta policie të armatosur rëndë kanë rrethuar të gjithë perimetrin jashtë stadiumit. Kjo për shkak të informacioneve që kishin agjencitë inteligjente se skuadra izraelite do të sulmohej me tritol dhe kallashnikov. Disa ditë më parë u arrestuan 4 persona në Shkodër dhe Dibër, të dyshuar se po planifikonin sulm terrorist në ndeshjen e sotme. Ndërkohë, në Elbasan ndodhen 2 mijë punonjës policie, agjentë të anti-terrorit, të shërbimit sekret dhe drejtuesit më të lartë të policisë. 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password