“Nderimet” për Dashnor Deliallisin dhe fyerja ndaj viktimave të pafajshme

auto_aksidentr1476637300

Duke ecur në kahun e kundërt të autostradës, nën efektin e narkotikëve të fortë, i dyshuar se transportonte drogë, me pasuri të pajustifikuar dhe ndërkohë që ecte me shpejtësi 150 km në orë i ndjekur nga policia.

Deri këtu gjithçka duket si pjesë e një filmi “action”, por kur përplasesh me një makine ku udhëtojne 3 vajza krejt të pafajshme dhe shkakton vdekjen e tyre tragjikisht, kjo sjellje konsiderohet  kriminale.

Këtë pohuan dhe specialistë të policisë rrugore per rastin e Dashnor Deliallisit, shaktar i ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë,  e cila tronditi opinionin publik edhe për faktin se ditë pas dite hetimet zbardhin fakte për  personin në fjalë dhe hipotezat e forta për lidhjet e tij me trafikun e drogës.

Edhe ai humbi jetën në këtë aksident tragjik, ndaj është e pamundur  të fajësosh dikë që nuk jeton më. Dhe pa dyshim ka lënë dhimbje tek familjarët e tij.

Por si mund të ndihen familjarët e 3 vajzave të reja që ishin nisur për një udhëtim dhe vdiqën pa patur asnjë faj kur sot ai që i shkaktoi vdekjen nderohet nga miqtë e tij në autostradë?

Pikërisht në rrugën në të cilën ai udhëtoi në kahun e kundërt, i ndjekur nga policia duke shkaktuar këtë tragjedi.

Çfarë mesazhi ka dashur  të japë media që e transmetoi këtë lajm me nxitim?

Që “heronjtë” nderohen edhe pas vdekjes? Edhe ata që shkaktuan dhimbje kaq të madhe tek familjet e 3 vajzave?  Nderim për një shkelës flagrant  të rregullave dhe i dyshuar si trafikant?

auto_d31476637227-300x295

Në një rast të tillë, përpos dhimbjes që kanë dhe familjaret e Dashnor Delialliasit, gjëja më e mirë që mund të bëjnë miqtë e tij është ta mbajnë dhimbjen brenda shtëpisë apo lokalit ku takoheshin.

Çdo deklamim i saj në këtë mënyrë, me lule në autostradë dhe foto në media, nuk bën asgjë tjetër vetëm se është fyerje për viktimat e pafajshme dhe poshtërim për një shoqëri të tërë që nderon “të fortët” e rrugës, si pjesë e filmave ku rolin kryesor e kanë mafiozët./ Opinion.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password