• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ndarja nga jeta e Dritëroit, Kadare: Lajmi më tronditës i këtij dimri

Shoku i tij i shkollës në Gjirokastër, miku i tij i jetës dhe “rivali” i përjeshtshëm Ismail Kadare, tha fjalë hidhërimi sot për lajmin se Dritëro Agolli u shua. “Lajmi i vdekjes së Dritëro Agollit ka qenë një nga njoftimet më tronditëse të këtij dimri, jo vetëm për njerëzit e artit, por për gjithë shqiptarët, kudo ku ata ndodhen. Dritëro Agolli ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë i pazevendësueshëm në vlerat dhe në dramën hijerëndë të letërsisë shqiptare. Ai do të na mungojë të gjithëve”, tha Kadare. Dy shkrimtarët kanë qenë miq për vite, por ftohja midis tyre lindi dhe vazhdoi që në kohën kur Dritëroi u ngjit në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve. Dritëroi e ka njohur gruan e tij Sadijen, pikërisht në dasmën e Ismail Kadaresë me Helenën.

CLOSE
CLOSE