Brad Pitt nuk po e kalon dot divorcin shkatërrues me Angelina Jolie. Mediat amerikane shkruajnë sot se aktori ka deklaruar se nuk ndihet gati të dashurojë sërish. 52-vjeçari kaloi 12 vjet pranë aktores 41-vjeçare jo vetëm si i dashuri i zemrës, por si partneri i saj në jetë. “Brad nuk do të dalë me asnjërën e as të përfshihet në asnjë marrëdhënie. Është akoma zemëthyer për martesën e tij të dështuar dhe mendon se do të duhet të kalojë një kohë e gjatë që të jetë gati për të dashuruar sërish”, ka thënë një burim për “HollywoodLife.com”.