close
Breaking NewsLajme

Ndalohet në Kuvait transmetimi i filmit “E bukura dhe Bisha” për shkak të skenës me homoseksual

beauty-and-the-beast-2017

Filmi “E bukura dhe Bisha” po transmetohet në të gjithë kinematë e botës, por jo në Kuvait. Filmi është ndaluar të transmetohet për shkak të skenës ku LeFou kërcen me një mashkull tjetër. Filmi i cili ka fituar 350 milion dollarë në të gjithë botën, ku luan Emma Watson në rolin e Belës dhe Dan Stevens në rolin e Bishës, doli në kinematë e Kuvaitit të enjten e kaluar. Por gjatë kësaj jave kompania e kinemasë në pronësi të qeverisë, e cila ka në pronësi 11 nga 13 kinematë e vendit, shpalli se filmi është anulluar dhe deklaroi se personat që kanë blerë biletë do të rimbursohen. Filmi u ndalua në Malajzi gjithashtu, por pas rezistencës së Disney që pjesa ku Le Fou kërcen me një mashkull të mos pritej, edhe ky vend po lejon transmetimin./revistawho.com

Tags : e bukura dhe bisha
loading...