lefuture

Ndahet një prej çifteve më simpatike të Hollywood-it

bella

Bella Hadid është ndarë nga i dashuri i saj, The Weeknd, pas 1 vit e gjysmë lidhje. Lajmi që modelja 20-vjeçare dhe këngëtari 25-vjeçar i kanë dhënë fund romancës së tyre është konfirmuar ditën e enjte nga revista “People”.

“Axhendat e tyre kanë qënë shumë të vështira për t’u koordinuar pasi ai është fokusuar në përfundimin dhe promovimin e albumit të tij”-ka thënë një burim për gazetën. “Ata ende kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe do të mbeten miq”. Ndërkohë që artisti është i zënë me albumin e tij, modelja po përgatitet për të bërë debutimin e saj si modelja e “Victoria’s Secret”. Deri tani ende nuk ka patur konfirimin nga ana e vëtë dyshes për këtë ndarje.

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password