lefuture

Ndahet nga jeta vajza me kancer që preku zemrat e të gjithëve…

_92569973_jessicawhelan1

Vajza 4 vjeçare, foto e të cilës preku zemrat e të gjithëve u nda nga jeta. Njoftimin e shkruajti babai i saj në rrjetin social Facebook para pak orësh. Jessica Whelan mori vëmendjen e të gjithëve kur babai i saj postoi një foto të saj në momentin kur ajo po vuante nga dhimbja. Jessica u diagnostifikua me kancer Neuroblastoma në shtator 2015. Pak orë pasi ajo u nda nga jeta babai i saj shkruajti: “Ndjej edhe mërzitje, edhe lehtësim t’ju informoj se Jessica më në fund gjeti paqe në orën 7 të mëngjesit. Ajo nuk vuan më, nuk ndjen më dhimbje fizike. Tani princesha ime ka hapur krahët e ëngjëllit dhe ka shkuar të luajë me shoqet. Ajo do e shohë nga lart vëllain e saj dhe ne derisa një ditë të ribashkohemi.” -shkruajti babai i saj.

_92569977_jessicawhelan2

Foto e postuar nga babai i Jessicas muajin e kaluar e cila bëri xhiron e botës.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password