• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ndahet nga jeta tenori i madh Gaqo Çako, artistët shqiptarë shprehin ngushëllimet për humbjen e madhe

Mbrëmjen e kaluar u bë i ditur lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të tenorit, Gaqo Çako. Mjeshtri i madh u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare duke lënë pas kujtime dhe këngë të dashura për publikun shqiptar.  Prej vitesh si një tenor legjendar, Gaqo mbante titullin “Artist i Popullit” dhe është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të ‘Panteonit’ të muzikës shqiptare. Lajmin e ndarjes nga jeta e ka dhënë i biri i tij kantautori, Pirro Çako.

Pas lajmit të vdekjes së tij në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta nga personazhe që janë rritur me figurën e tij. Një ndër ta është edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se kjo është një humbje e madhe për artin shqiptar. Fjalët ngushëlluese nuk kanë munguar as nga personazhet e njohur të ekranit, të cilët e kanë parë Gaqo Çakon si frymëzim./revistawho.com