• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare shkrimtari i madh Dritëro Agolli

Ka ndërruar jetë ditën e sotme shkrimtari i madh Dritëro Agolli. Ai u shua në spital pasi ishte shtruar disa ditë më parë në Sanatoriumin e Tiranës. U bë kohë tashmë që shkrimtari ndodhej në një gjendje të rënduar shëndetësore dhe, edhe gjatë qëndrimit në shtëpi, frymëmarrja e tij realizohej përmes tubit të oksigjenit. Por me sa duket, edhe temperaturat e ulëta të këtij fundviti kanë ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të shkrimtarit 85- vjeçar, raporton “Panorama”. Edhe pse me një gjendje shëndetësore të brishtë, Dritëro Agolli ka qenë vazhdimisht aktiv me opinionet e tij në shtypin shqiptar. Madje, edhe pak kohë më parë, me rastin e ditëlindjes, kur do të priste në shtëpi Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Agolli do të mbante gjallë bisedën, teksa fliste për të ardhmen e Shqipërisë e Kosoves.

Vetë shkrimtari e kishte refuzuar shtrimin në spital pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore por me insistimin e mjekëve dhe familjarëve të tij, shkrimtari i madh ishte bindur të shtrohej në Sanatorium për të marrë një përkujdesje më të specializuar nga mjekët. Prej kohësh ai kishte shfaqur një shëndet të dobët, ç’ka e kishte detyruar të marrë oksigjen me hundë në rrugë artificiale.

CLOSE
CLOSE