Ndahet nga jeta pedagogu Gilman Bakalli


Ish deputeti i Partisë Demokratike dhe pedagogu i njohur, Gilman Bakalli është ndarë papritur nga jeta.
Mëshohet se shkak është bërë një leucemi akute. Pavarësisht përpjekjeve për të mbajtur në jetë, mësohet se Bakalli u nda nga jeta rreth orës 18.30 në moshën 49-vjeçare.

Bakalli ishte diplomuar në gjermanistikë në universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës.

Ai mbajti mandatin e deputetit nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Deri ditët e fundit, Bakalli punonte si pedagog në Universitetin Evropian të Tiranës në Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënie Publike, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit.

Kishte një përvojë 15-vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit./Gazeta Ekspres

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password