Chloe Moretz dhe Brooklyn Beckham i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Çifti i adoleshentëve thuhet se i ka dhënë fund romancës së tyre pak javë më parë kur Brooklyn ishte në Los Angeles së bashku me familjen e tij. Aktorja hollivudiane 19-vjeçe dhe fotografi ambicioz 17-vjeç, djali i David dhe Victoria Beckham, kanë patur një lidhje të shkurtër në 2014 por u rilidhën përsëri në fillim të këtij viti, duke konfirmuar marrëdhënien e tyre në muajin maj.