lefuture

Natë terrori në shtëpinë e të moshuarve

3000

Një person i maskuar dhe i armatosur, një natë më parë hyri në një azil të ish – misionarëve në jug të Francës,  duke vrarë një grua. Personi sulmoi pjesëtarët e stafit dhe të komunitetit të besimtarëve të moshuar që i përkasin Shoqatës të Misionit Afrikan. Ngjarja e rëndë ndodhi në azilin Greek Oaks, në fshatin Montferrier-sur-Lez, në veri të Montpellier, pak pas orës 21:30. Agresori mësohet se ishte i armatosur me pushkë e thikë. Deri më tani raportohet për 2 viktima, një grua që besohet se ishte një murgeshë, e cila u lidh dhe u godit me thikë të paktën 3 herë. Dyshohet se edhe një burrë ka mbretur i vrarë megjithatë lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Forca të shumta policore kanë ndërmarrë një operacion të gjerë për identifikimin dhe kapjen e autorit ndërsa mbeten mister motivet e kësaj ngjarjeje.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password