close
Breaking NewsLajme

Natalie Portman shtatzënë, shkëlqen në premierën e filmit të saj të ri

ty_xeble

Aktorja e njohur, Natalie Portman, është shfaqur këtë të enjte në premierën  e filmit “Jackie” dhe ka shkëlqyer me paraqitjen  e saj.

Aktorja është në pritje të fëmijës së saj të dytë  dhe duket se është kthyer në një nga zonjat më elegante  të të gjitha kohërave. Ajo kishte veshur një fustan elegant  kombinuar me vathët ngjyrë të gjelbër dhe flokët e kapur. Portman dhe bashkëshorti i saj, koreografi francez Benjamin Millepied, thanë në muajin shtator se së shpejti do të sjellin në jetë fëmijën e tyre të dytë. Çifti u martua në vitin 2012 në Big Sur, Kaliforni dhe tashmë janë prindër të një djali 5-vjeçar, Aleph.

NEW YORK, NY - OCTOBER 13:  Natalie Portman attends the 54th New York Film Festival  "Jackie" screening intro and Q&A at Alice Tully Hall, Lincoln Center on October 13, 2016 in New York City.  (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)
NEW YORK, NY – OCTOBER 13: Natalie Portman attends the 54th New York Film Festival “Jackie” screening intro and Q&A at Alice Tully Hall, Lincoln Center on October 13, 2016 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)

Aktorja kohët e fundit ka luajtur personazhin kryesor në filmin “Jackie”, që trajton historinë e ish-Zonjës së Parë në vitet 1963 pas vrasjes së bashkëshortit të saj në Dallas.

“Njerëzve u pëlqen të besojnë në përralla. Nuk duhet të harrojmë një moment se bëhet fjalë për Camelot-in. Nuk do të ketë një tjetër Camelot”,- është shprehur aktorja për People./Blitz.al/

Tags : NATALIE PORTMANshkelqen ne premieren e filmit
loading...