Nata e ndërrimit të viteve/ 4500 policë në terren, mes tyre agjentë kundër terrorizmit

policia3-550x358

Për natën e ndërrimit të viteve, Policia e Shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar, ku janë marrë masa shtesë me 4500 punonjës policie në terren, mes tyre agjentë të antiterrorit.

Deri më datë 4 janar 2017 do të ketë shtim të prezencës policore në të gjithë territorin e vendit.

Një orë para momentit të ndërrimit të viteve në sheshet kryesore të qyteteve të vendit do të ketë prezencë të shtuar policore.
Policia e Shtetit porosit edhe njëherë të gjithë prindërit që të mos lejojnë fëmijët të përdorin fishekzjarret pa praninë e tyre.
Të gjithë drejtuesit e automjeteve, gjatë ditëve të festimit, të mos përdorin alkool në rast se do të qarkullojnë me automjetet e tyre, në të kundërt të përdorin automjetet e transportit publik.
Të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin aparatin celular dhe të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe drejtuesit e motoçikletave të vendosin kaskën mbrojtëse.
Me qëllim që nata e ndërrimit të viteve të kalojë pa probleme, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve si dhe ndihmën e tyre për të denoncuar në kohë çdo paligjshmëri që mund të konstatojnë.

Lista

2460Patrulla të Përgjithshme.
780 punonjës të policisë rrugore.
21 grupe të FNSH-së, gjithësej 200 punonjës policie.
54 forca të Repartit Special RENEA
40 forca të Forcës së Posaçme Operacionale
50 forca të Drejtorisë së Antiterrorit dhe Njësia Operacionale Antiterrorizëm.
760 punonjës të Policisë Kufitare.
155 agjentë e specialistë të Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Sektorit kundër Krimeve të Rënda./opinion.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password