Kanë kaluar 36 vjet nga martesa e Princit Charles me Diana Spencer, 20 vjet nga divorci i tyre dhe 10 vjet nga vdekja e Lady D në një aksident rrugor. Por pavarësisht kohës së kaluar, sot me suportin e rrjeteve sociale, është kthyer diskutimi mbi çiftin mbretëror. Ndonëse ata kishin thuajse të njëjtën gjatësi, në fotot zyrtare Charles duket gati 20 centimetra mbi të shoqen. Ky fakt i ra në sy sociologut Philip N Cohen, statusi i të cilit u shpërnda me mijëra herë në rrjet. Edhe sipas Google, të dy burrë e grua ishin 1 metër e 78 centimetra, ndonëse fotot zyrtare të të dyve flasin krejt ndryshe./ revistawho.com