Edhe pak momente na ndajnë nga finalja e madhe e ‘Big Brother’ e duket se Musa akoma nuk e ka kaluar shijen e hidhur të eleminimit. Gjatë kësaj jave ai ka bërë disa deklarata kundër banorëve. E radhës ka ardhur sot. “Nuk kam humbur, unë kam fituar. Akoma nuk e keni kuptuar se fytyra vlen më shumë se 50 milionë. Të fala nga Musa”-shkruan ai. Musa dhe Dona u eleminuan nga loja të shtunën e kaluar, pra vetëm një javë para finales./revistawho.com