Musa dhe Danjeli kapen me fjalë me njëri-tjetrin. Danjeli i thotë Musës se lidhje e tij me Donën ka nevojë gjithmonë për një të tretë sepse ata nuk funksionojnë bashkë.
Ai i thotë se i duhet dikush te dhoma e rrëfimit që t’i ingranojë. Ndërkohë, Musa reagon duke i thënë me ironi se tashmë Danjeli e fitoi Big Brother-in pas martesës.
“Me thënë të drejtën e kam fituar që në javën e dytë këtë Big Brother”, i thotë Danjeli, i cili flet më pas me ironi.
“Jeni të ftuar në nëntor dhe shpresoj të jeni bashkë kur të vini. Ka shumë kosha Tirana dhe ndoshta nuk i gjeni më letrat e njëri-tjetrit”, i thotë Danjeli Musës.