“Jam i bekuar me të dashurën time që ka një shpirt të bukur dhe zemër të madhe”. Këto janë fjalët e dashurisë me të cilat përshkruan bukuroshen shqiptare multimiliarderi rumun Dragos Savulescu. Ai prej kohësh po jeton një romancë të lumtur me modelen tonë seksi Angela Martini. Në instagramin e tij Dragos ka shpërndarë një nga pozat më të bukura të shkodranes, duke shënuar se ndihet i bekuar që e ka në krah. Edhe Angela është tejet e përfshirë në këtë marrëdhënie. Ata tani janë bërë të pandashëm e udhëtojnë kudo me njëri-tjetrin.