Kourtney Kardashian e di shumë mirë që Scott Disick, ish i dashuri i saj e ka shumë problem kur ajo shoqërohet me Justin Bieber. Megjithatë personaliteti televiziv u fotografua mbrëmë teksa dilte nga një klub me Justin Bieber. “Ajo e bëri atë gjë që Scott t’i ikte truri. Scott çmendet kur ajo del me të dhe ajo e di”, -tha një person i brendshëm i familjes Kardashian për Hollywood.Life. Kourtney është mama e tre fëmijëve. Lidhja e saj me Scott Disick zgjati me vite të tëra, por ata u ndanë vitin e kaluar./revistawho.com