Muaji tetor mund të cilësohet si vjeshta e këtij viti. Kemi patur vazhdimisht luhatje temperaturash dhe reshje të vazhdueshme shiu. Por e tillë do të jetë edhe kjo javë e fundit ( pa një ditë 31 tetorin) e këtij muaji. Sot dhe nesër do të kemi jo vetëm diell por edhe temperatura të larta. Sipas sinoptikanëve shirat pritet të nisin nga mesi i javës, ku do të shoqërohen me ulje temperaturash.