Moti i ftohtë/ Veliaj ka disa porosi për qytetarët


Moti i ftohtë që ka goditur vendin këto ditë dhe pritet të vazhdojë edhe gjatë javës tjetër ka bërë që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj të japë disa këshilla për qytetarët e tij. “Merrni masa kur dilni jashtë. Evitoni aktivitetet e rënda fizike që u shkaktojnë djersitje.
Do i lusja të gjithë qytetarët që shëtitjet në Malin e Dajtit t’i ruajnë për javën tjetër. Nëse shihni njerëz në nevojë, që dridhen nga i ftohti, njoftoni emergjencat. Administratorët të mblidhen dhe të bëjnë identifikimin e personave me aftësi të kufizuar ose personave të moshuar që jetojnë të vetmuar. Qytetarët të njoftojnë pranë administratorëve për personat që ata kanë dijeni se jetojnë në kushte vetmie.
Kemi marrë masat që ndërmarrjet tona sidomos në zonat e thella të fillojnë hedhjen e kripës. Për të gjithë qytetarët ju bëjmë thirrje: Kufizoni daljen në orët e ftohta. Mbuloni kokën e duart. Janë gjëra që të gjithëve jua pret mendja. Evitoni punën fizike. Mos shkoni në Dajt tani, por pasi të kalojë kjo situatë. Do ju lusja ta ruanit pasi të kalojë ky i ftohtë edhe për efekt të rrugëve të bllokuara. Të gjitha ekskursionet t’i lënë për javën tjetër. Qytetarët të njoftojnë në numrin 112 nëse shohin njerëz në vështirësi”, deklaroi Veliaj.
Gjithashtu Veliaj tha se salla e këshillit bashkiak do të jetë e hapur për këdo që ka nevojë dhe e kap i ftohti në rrugë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password