• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Moti do të përkeqësohet, ja sa do të ulen temperaturat

Sot është një nga ditët më të ftohta, por temperaturat priten të ulen më shumë në fundjavë. Temperaturat nën 0 gradë dhe erërat e fuqishme pritet të sjellin nesër një situatë problematike në mbarë territorin e vendit. Meterologia Lajda Porja në një lidhje telefonike për Report Tv, ka thënë që edhe në ditët në vijim në vend do të mbizotërojnë temperaturat nën zero. Sipas meterologes, moti i keq nuk do të kursejë as Tiranën. Ajo tha se ditën e shtunë, temperaturat priten të shënojnë sërish rënie. Zonat më problematike nga moti i keq do të jenë, Peshkopia, Bulqiza, Kukësi ku pritet që temperatura të shënojë vlera deri në -17 dhe -20 gradë. “Gjithë territori ditën e nesërme do të jetë nën temperaturat zero gradë, me minus. Në disa zona do të shkojë dhe -17, -18 dhe deri -20 gradë celsius. Të shtunën do të ketë dhe erëra të fuqishme që do të sjellin përkeqësim të situatës. Problematike do të jenë zonat e juglindjes dhe zonat veriore, por edhe qytete të tjera, ku vetëm në Tiranë do të shënohet -6 por dhe -7 gradë celsius”.