• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Mos u ndjeni fajtorë për ushqimin, edhe personazhet e njohur “mëkatojnë”

Këshilla më e zakonshme e mjekëve është: ushqehuni shëndetshëm. Ndër rregullat bazë për të ushqyerit shëndetshëm përfshihet konsumimi i vaktit të darkës deri në orën 7 ose 8. Pavarësisht se mundohemi t’i ndjekim këto rregulla, ndonjëherë është shumë e vështirë të mos biesh pre e tundimeve. Me siguri të gjithë keni konsumuar të paktën njëherë diçka jo shumë të shëndetshme në orët e vona të natës. Megjithatë mos u shqetësoni, sepse edhe ata që kujdesen shumë për fizikun e tyre, shpesh “mëkatojnë” gjatë natës. Personazhet e njohur të televizionit ndonjëherë i “thyejnë rregullat” e të ushqyerit dhe duket se nuk pendohen shumë për këtë. Lori Hoxha pavarësisht se është një fanatike e linjave të rregullta trupore nuk mundet t’i rezistojë amaretave të shijshme dhe petëve sfoliat të mbushura me krem pastiçerie.

Nuk i intereson orari, thjesht duket se e ka shijuar shumë ‘vaktin’ e darkës.

Edhe Turi me Orindën njihen si një ndër çiftet më ‘fit’ të ekranit, ndjekës të rregullt të palestrës, por edhe ata e kanë të vështirë t’u rezistojnë disa ushqimeve në zgarë.

Ndërsa Roza Lati, së bashku me Ronela Hajatin dhe Sara Kolamin në këtë orë të vonë kanë vendosur të konsumojnë një ushqim tipik kinez, sushi.

Prandaj mos u ndjeni në faj, sepse edhe personazhet e njohur, ata që i kushtojnë shumë rëndësi linjave trupore, i lejojnë vetes të tilla “mëkate”. Por kujdes, mos e provoni shpesh! /revistawho.com

CLOSE
CLOSE