Nëse ju keni një qenush të vogël në shtëpi, ju mbase mund edhe të flini me të, ose ai ndoshta fle me ju. Megjithatë, ju duhet ta shmangni atë, për shkak se jeta juaj mund të vihet në rrezik, pavarësisht se ju kujdeseni së tepërmi për to dhe për shëndetin e tyre.
Ju mund t’i shoqëroni kafshët tuaja kudo dhe në çdo kohë, dhe ndaj është kjo arsyeja që ju i doni kaq shumë ato, sa ndonjëherë e cilësoni edhe si “ partnerin/en tuaj ideal.” Por, ndodh që shumë njerëz t’i lënë ato pas dore duke mos u kujdesur për to.
Si pasojë, tek ta shfaqen parazitët të cilët janë më të zakonshmit kur bëhet fjalë për kafshët.
Sipas ekspertit të shëndetit veterinar Dr. Jane Heller Charles i Universitetit Sturt, kontakti i afërt me kafshët tuaja mund të rrisë shanset për infeksione të ndryshme.
Për këtë arsye nuk duhet kurrë që të flini me kafshët tuaj nëse ju nuk jeni kujdesur prej kohësh për to. Shumica e parazitëve transmetohen edhe tek njerëzit, duke qenë se mund të jeni në kontakt gjatë gjithë kohës.
Si rrjedhojë, rritet rreziku për shfaqjen e ndonjë sëmundjeje fatale e cila në rastin më të keq, mund t’u marrë edhe jetën.