Kujtimi i firmave piramidale është ende shumë i gjallë tek shqiptarët, ndonëse kanë kaluar 20 vjet. Por ky fenomen vazhdon të jetë i përhapur edhe sot. Një rast është regjistruar në Tiranë, ku një grua 55-vjeçare ka dhënë para me fajde të cilat i kishte marrë kredi.“Panorama” raporton se historia ka nisur në vitin 2012-të dhe ka marrë kthesë një vit më vonë. Pasi kishte marrë disa shuma të vogla si përqindje, shtetasja F.B. nuk mori më të tilla dhe as paratë e saj mbrapsht, për këtë iu drejtua gjykatës për të akuzuar personin që i dha paratë, 41¬-vjeçarin Andi Sinojmeri. F.B. ka dorëzuar llimisht shumën prej 50.000 eurosh, nga e cila ka siguruar në një periudhë të zgjatur kohore 5,250 euro si përqindje. Sinojmeri i ka kërkuar sërish shuma të tjera parash kallëzueses, e cila ka aplikuar për kredi në një bankë të nivelit të dytë për një shumë prej 15 mijë eurosh. Pas miratimit të kredisë, ajo tërhoqi paratë nga banka, i shtoi edhe një shumë prej 7 mijë eurosh nga kursimet e saj dhe ia dorëzoi të akuzuarit. Shtetasja ka dëshmuar përpara organeve policore se nuk e ka marrë mbrapsht shumën prej 72 mijë eurosh dhe aktualisht mbi Sinojmerin rëndon akuza e ‘mashtrimit’ me pasoja të rënda. Në 17 nëntor 2016, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin ndaj tij, duke e shpallur fajtor dhe dënuar më 10 vjet heqje lirie, por vendimi nuk është ende i formës së prerë. Sinojmeri në mbrojtjen e tij pretendon se është i pafajshëm,. Ai ka pranuar se mes tij dhe shtetases F.B. ka patur shkëmbime parash, por jo në shumën që kjo e fundit ka deklaruar. Prokuroria ka siguruar një një bisedë të regjistruar në audio mes F.B. dhe Sinojmerit, ku kon rmohej se i pandehuri i ka marrë shuma në euro kallëzueses, ndërsa e siguronte që do t’i ktheheshin mbrapsht.