Morena Taraku prej kohësh tashmë është zhvendosur në Turqi. Mesa duket, ajo është e vendosur që të eksperimentojë shumë në karrierën e saj. Nëpër media thuhej se Morena Taraku do merrte pjesë në një serial turk, por vetë ajo nuk kishte dhënë asnjë koment. Këto lajme vendosi t’i konfirmonte nëpërmjet një fotoje që postoi në ‘Instagram-in’ ku dukej në një shesh xhirimi. Morena ka folur dhe për shumë projekte muzikore të tjera, por mesa duket do i përkushtohet pak karrierës si aktore.