Monika Kryemadhi e ka të vështirë të gjejë një punë të mirë në qeverinë Rama…për të pasur një përgjigje i duhet të mendohet paksa. Por ndërsa në arritjet e qeverisë i duhet kohë, përgjigjen e ka mjaft të lehtë ta japë për Tiranën dhe punën që ka bërë bashkia me në krye Erjon Veliajn, shkruan Express. Rruga e Arbrit është një premtim që e ka marrë përsipër kryeministri Rama që do e mbarojë – thotë ajo – dhe nëse nuk e bën, atëherë mbetet të shihet nëse do ta bëjë kryeministri i radhës që mund të vijë në pushtet nga zgjedhjet.
E pyetur në “Xing me Ermalin”, për diçka konkrete, një gjë të mirë që ka bërë kjo qeveri, pasi mendohet gjatë Monika shprehet: “Nuk po me vjen ne mendje megjithatë janë bërë disa gjëra por jo gjithmonë duhet 4 vjet, duhet 40 vjet ,ose 400 vjet”- thotë ajo me të qeshur.
“Mund të them diçka që Erion Veliaj ka bërë një punë shumë të mirë për hir të vërtetës edhe pse me një buxhet shumë të vogël…pa rilindje urbane ai është munduar ta menaxhojë sa më shumë të jetë e mundur duke pasur një qytet më të pastër dhe më të organizuar kështu që e përshëndesim lali Erin”-rëfeu Kryemadhi.
E pyetur nga Ermal Mamaqi për politikanin më të mirë për të cilin ka më shumë respekt, ajo thotë pa mëdyshje: “Sali Berisha mban numrin një”.
“Për mua Berisha është ai i pari për të cilin kam respekt. Ai është burrë shteti, i lexuar dhe e mban fjalën duke u shkuar deri në fund marrëveshjeve”-tha Kryemadhi.