Monica Bellucci si Madonna, fotoja në ankand


Një Madonë me vello në kokë dhe një fëmijë në krahë. Fotoja, do të dukej shumë bukur në një galeri me piktura të viteve gjashtëqind. Por protagonistja nuk i përket të kaluarës. Bëhet fjalë për Monika Bellucci. Aktorja e shkëlqyer, 52 vjeç, ish gruaja e Vincent Cassel , pranoi të fotografohej nga fotografi iranian Ali Mahdavi në këtë pamje “të shenjtë” për një qëllim bamirës, në një ankand që u mbajt në 21 nëntor. Fotoja u realizua për edicionin e 21 të ankandit Les Sapins des Créateurs, një shoqatë franceze që mbledh çdo vit talente nga bota e modës, e dizajnit dhe arkitekturës për bamirësi. Fotoja që Monica Bellucci, e cila së shpejti do të vijë në sallat e kinemasë me “On The Milky road”, postoi në Instagram mblodhi në pak minuta miliona like. Shpresohet që të njëjtin sukses ta regjistrojë edhe me ofertat e ofruara në ankand. Fondet janë të destinuara për “Avec Fund Cancer Research”. Ali Mahdavi është i famshmëm për fotot e tij shpesh provokative dhe për të fotografuar yje si Naomi Watts dhe Marilyn Manson./Atsh

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password