Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në Miss World 2012, prezanton motin dhe emisionin e saj “Jo vetëm modë”. Bëhet fjalë për Floriana Garon, e cila feston sot 30 vjetorin. Ndryshe nga femrat e tjera të ekranit që parapëlqejnë ta fshehin moshën, moderatorja ka zgjedhur ta bëjë vetë publike me anë të një postimi ku shkruan se për të është ditë e veçantë, prandaj preferon ta ndajë me të tjerët. “Sot mbusha 30 vjeç! Jeta ime ka qënë një rrugëtim i mrekullueshëm, me uljet dhe ngritjet e saj si çdokush tjetër, por mund të them me bindje se e kam përjetuar dhe shijuar çdo moment. Sa më shumë kalon koha, aq më e ndërgjegjshme bëhem. Faleminderit shumë të gjithëve që më janë bashkuar në rrugëtimin tim dhe më kanë dhënë mbështetje gjatë viteve. Ditët e veçanta mirë është të ndahen, ndaj edhe unë po e ndaj këtë ditë me ju!”, -shkruan Garo./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BQhj_ymBVFr/?taken-by=florianagaro