Bukuroshja Nicol Spaho pas renditjes së saj në ‘Top 10’ në Miss Europe u bë shumë e njohur jo vetëm në vendin tonë, por edhe ndërkombëtarisht. Ditën e sotme modelja ishte e ftuar në ‘Pasdite në Top-Channel’ ku foli shumë rreth eksperiencave të saj në fushën e modelingut. Gjithashtu në bisedën me moderatoren e emisionit nuk mund të kalohej pa u vënë re ngjashmëria e madhe e modeles me këngëtaren Nora Istrefi. Duke treguar se sa shpesh e ngatërrojnë me këngëtaren, Nicol tha: “Nora është këngëtare e suksesshme, nuk e kam problem dhe nuk më bezdis fakti që më krahasojnë me të. Edhe pse dua më shumë të më njohin për arritjet e mia.” Dhe me të drejtë askush nuk ka faj për këtë ngjashmëri midis këngëtares dhe modeles, sepse nëse i vendosim përballë njëra-tjetrës menjëherë vihen re tiparet e njëjta të vajzave. /revistawho.com